• e martë, 24 dhjetor 2024

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd nuk do të mbetet në detyrë për mandat të dytë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd nuk do të mbetet në detyrë për mandat të dytë

Beograd, 29 mars 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë- Beograd, Mirosllav Lajçak, nuk do të mbetet në detyrë për mandat të dytë, njoftoi Radio Evropa e Lirë (REL). 

Sipas REL, Lajçak nga 1 shtatori do të ndërmerr postin e amabasadorit të BE-së në Zvicërr.

Lajçak është ish-ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit në prill të vitit 2020.

Tani për tani nuk ka informacione se cili do të=a zëvendësoj Lajçakun në këtë funksion. Sipas burimit të REL, diskutimet në nivel të BE-së kanë filluar, por vendimi do të merret pas zgjedhjeve evropiane në qershor të këtij viti.

Këtë javë janë emëruar 43 ambasadorë evropianë në vende të ndryshme në tërë botën. Mes tyre është dhe ambasadorët e rinj në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR