• e hënë, 23 dhjetor 2024

I akuzuari Zoranço Mitrovski e pranoi fajin për rastin "Perandoria"

I akuzuari Zoranço Mitrovski e pranoi fajin për rastin
Shkup, 20 mars 2023 (MIA) -  I akuzuari Zoranço Mitrovski e pranoi fajin për rastin "Perandoria", pas së cilës Gjykata Ndërkombëtare Penale Shkup vendosi sot në lidhje me këtë të akuzuar, procedura të ndahet. Ky proces udhëhiqet kundër tre personave tjerë të rastit, sipas procedurës hetuese të zbatuar kundër 19 personave. 
 
I akuzuari Cveten Pandeleski, nga ana tjetër, para gjykatës tha se  nuk mund ta kuptojë akuzën.
 
"Unë këtë akuzë nuk mund ta kuptoj, nuk ndjehem fajtor", tha ai.
 
Pandeleski u përgjigj se  nuk ndjehet fajtor për asnjërën nga veprat për të cilat akuzohet.
 
I akuzuari Jovanço Taskovski, përmes avokatit të tij, kërkoi ndërprerje të procedurës për një periudhë të shkurtër kohore, për shkak të mbikqyrjes së dëmit.
 
"Ai heziton të pranojë fajin, dhe të mos e pranojë, për faktin se bëhet fjalë për një ngjarje konkrete penale-juridike, e cila është trajtuar që në vitin 2014, pra me PSP-në e atëhershme në vitin 2018, ndërsa unë ia kam përcjellë klientit tim se ka edhe shpenzime të procedurës, dhe kush nuk është në gjendje financiare të mbulojë të njëjtat. Zotëri Taskovski ka nevojë për një kohë të shkurtër për t'u konsultuar me familjarët e tij. Prandaj kërkojmë nga gjykata që të na lejojë të marrim një vendim shtesë", tha avokati Merxhan Dauti.
 
Gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe vendosi që procedura të vazhdojë më 22 mars.
 
Paraprakisht, në fjalët e saj hyrëse, prokurorja Lile Stefanova tha se do ta bind gjykatën  për veprat e kryera penale ndaj të akuzuarve.
 
"Do ta bindim gjykatën se cilit të akuzuar Cvetan Pandeleskit dhe Zoranço Mitrovski i janë transferuar mjetet, në cilat llogari kanë shkuar dhe si e kanë kryer veprën duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar", tha prokurorja Lile Stefanova.
 
Ajo tha se mbetet në propozimet e aktakuzës në lidhje me interesin pronësor si dhe të gjitha propozimet tjera të dhëna në dëshmi.
 
Në këtë rast janë akuzuar Cvetan Pandelski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Taskovski, të cilët akuzohen për veprat penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare", "pastrim parash" dhe "mashtrim", ndërsa Prokuria Themelore Publike dorëzoi edhe propozim nga tre të akuzuar të konfiskohet prona në vlerë të përgjithshme prej 292 333 000 denarë ose 4 753 382 euro.
 
I akuzuari i parë dhe i dytë akuzohen për "keqpërdorim të pozitës zyrtare" dhe "pastrim parash", ndërsa i pandehuri i parë akuzohet  edhe për veprën penale "mashtrim" për të cilët akuzohet edhe i pandehuri i tretë.
 
Në këtë rast të pandehurit janë Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Taskovski, të cilët akuzohen për veprat penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare", "pastrim parash" dhe "mashtrim", ndërsa Prokuroria Themelore Publike dorëzoi edhe propozim nga tre të akuzuarit të konfiskohet prona  në vlerë të përgjithshme prej 292 333 000 denarë ose 4 753 382 euro.
 
I pandehuri i parë dhe i dytë akuzohen për "keqpërdorim të pozitës zyrtare" dhe "pastrim parash", ndërsa i pandehuri i parë akuzohet  për veprën penale "mashtrim" për të cilën akuzohet edhe i pandehuri i tretë.
 
Sipas veprimeve të përshkruara në aktakuzë, i pandehuri i parë dhe i dytë dhe tashmë një person i dënuar, në periudhën nga muaji maj deri në gusht të vitit 2013 si bashkëekzekutues i kanë shfrytëzuar autorizimet e tyre si persona përgjegjës - anëtarë të Bordit të drejtorëve të personit juridik dhe përfaqësues të kapitalit aksionar. 
 
Për një pjesë të personave të përfshirë në procedurën hetuese, ndër të tjera, kishte paragjykime në bazë të propozim marrëveshjeve, parashkrime si dhe vendime  për mosfillimin e procedurës penale.
 
Ndër marrëveshjet ishte edhe marrëveshja e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili e pranoi fajin dhe ranë dakord me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe ishte dënuar me 3 vjet burg dhe pagesë prej 6,1  milionë euro në para të gatshme për pjesën në hotelin Meriot dhe i ishte marrë prona në vlerë prej rreth 30 milionë euro.
 
Marrëveshje, gjtihashtu ka bërë edhe biznesmeni Orce Kamçev i cili u dënua me një vjet burg dhe obligim të paguajë 5,2 milionë euro  në Drejtorinë për të Ardhura Publike për shkak të tatimit të mbledhur të papaguar  me kompaninë "Orka holding". sa/
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR