• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Huthët sulmuan sërish një anije në Gjirin e Adenit, raportohet se ka viktima

Huthët sulmuan sërish një anije në Gjirin e Adenit, raportohet se ka viktima

Dubai, 6 mars 2024 (MIA) - Kryengritësit jemenas huthë, raportohet se kanë sulmuar një anije transportuese në Gjirin e Adenit, duke shkaktuar viktima, deklaruan dy përfaqësues amerikan, transmeton Beta.

Pjesa tjetër e ekuipazhit u largua nga anija True Confidence, e cila lundronte nën flamurin e Barbadosit.

Është hera e parë që ka pasur vdekje që kur lëvizja e Huthëve e mbështetur nga Irani sulmoi anijet komerciale në Detin e Kuq në atë që ata thonë se është një shfaqje mbështetjeje për palestinezët në luftën midis Hamasit dhe Izraelit.

Trafiku i transportit detar është ndërprerë ndjeshëm pasi ato sulmojnë anijet në rrugën që lidh Azinë dhe Lindjen e Mesme me Evropën dhe sulmi i fundit mund të çojë në një përshkallëzim të tensioneve. sa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR