• e diel, 22 dhjetor 2024

Huthët sulmojnë gjashtë anije në Detin e Kuq, Detin Arabik dhe Detin Mesdhe

Huthët sulmojnë gjashtë anije në Detin e Kuq, Detin Arabik dhe Detin Mesdhe

Sana, 29 maj 2024 (MIA) - Huthët jemenas kanë sulmuar gjashtë anije në tre dete të ndryshme, përfshirë edhe transportuesin e naftës "Laaks" që lundron nën flamurin e Ishujve Marshall, u dëmtua pas sulmit të tyre pranë brigjeve të Jemenit, njoftoi sot grupi rebel jemenas i mbështetur nga Irani.

 Anija "Laaks" ishte sulmuar dje, njoftuan mediat britanike. 

 Huthët, gjithashtu, i kanë sulmuar anijet "Morea" dhe Selajdi" në Detin e Kuq, "Alba" dhe "Maersk Hartford" në Detin Arabik dhe anijen "Minvera Antonija" në Detin Mesdhe, deklaroi zëdhënësi ushtarak Jahja Sari në një fjalim televiziv. 

 Huthët, të cilët i përshkruajnë sulmet e tyre si akte të solidaritetit me palestinezët në luftën në Rripin e Gazës, nga nëntori kanë kryer sulme me dronë dhe raketa në rajonin e Detit të Kuq, ndërsa më vonë u zgjeruan edhe në Oqeanin Indian. 

  Ata kërcënojnë vazhdimisht se do të sulmojnë të gjitha anijet që lundrojnë drejt porteve izraelite, madje edhe në Detin Mesdhe.qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR