• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Huthët pohojnë se kanë kryer gjashtë sulme ndaj anijeve në 72 orët e fundit

Huthët pohojnë se kanë kryer gjashtë sulme ndaj anijeve në 72 orët e fundit

Sana, 26 mars 2024 (MIA) - Huthët jemenas sot kumtuan se gjatë 72 orëve të fundit kanë kryer gjashtë sulme me dronë dhe projektile ndaj anijeve në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq.

Huthët i kanë sulmuar anijet "Maersk Saratoga", "Ej Pi El Detroit" dhe "Priti Lejdi", pasi i kanë identifikuar si anije amerikane dhe britanike, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të grupit, Jahja Saria.

Ai shtoi se grupi ka sulmuar edhe dy anije amerikane në Detin e Kuq, si dhe qytetin izraelit Eilat.

Ende nuk dihet nëse ndonjë prej anijeve është qëlluar nga dronët dhe projektilet. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR