• e hënë, 23 dhjetor 2024

Huthët përsëri gjuajtën anije luftarake amerikane me raketa dhe drone

Huthët përsëri gjuajtën anije luftarake amerikane  me raketa dhe drone

Aden, 6 mars 2024 (MIA) - Kryengritësit jemenas Huthë dje i sulmuan shkatërruesit amerikanë me drone dhe projektila, të cilët arritën t'i shkatërrojnë dronët e synuar.

Shënjestër e sulmit të djeshëm ishte USS Carnez, një shkatërrues i klasit Arli Burke i përfshirë në fushatën amerikane kundër kryengritësve që kanë nisur sulmet për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Sulmi i kryer nga Huthët përfshinte dronë me bomba dhe një raketë balistike kundër anijeve, kumtoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane.

SHBA më vonë nisi një sulm ajror, duke shkatërruar tre raketa kundër anijeve dhe tre varka-bomba, kumtoi Komanda Qendrore. ls/

Foto: Komanda qendrore amerikane 

 

QËNDRONI TË LIDHUR