• e hënë, 23 dhjetor 2024

Huthët njoftuan se bombarduan një cisternë në Detin e Kuq dhe një qytet izraelit

Huthët njoftuan se bombarduan një cisternë në Detin e Kuq dhe një qytet izraelit

Sana, 19 mars 2024 (MIA) - Rebelët Huthë të Jemenit e granatuan cisternën MADO në Detin e Kuq me raketa detare, si dhe zona e qytetit izraelit Eilat me raketa lundrimi, deklaroi zëdhënësi i grupit ushtarak Jahja Sarija.

MADO është një cisternë për gaz natyror me flamur nga Ishujt Marshall që udhëton nga Arabia Saudite në Singapor, tregon sistemi i monitorimit të trafikut detar.

Rebelët Huthë, të lidhur me Iranin, kanë qëlluar vazhdimisht me dronë dhe raketa në anijet tregtare ndërkombëtare në Detin e Kuq që nga mesi i nëntorit, duke thënë se ata po vepronin në solidaritet me palestinezët kundër veprimeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Sulmet kanë ndërprerë transportin global, duke detyruar kompanitë të bëjnë udhëtime më të gjata dhe më të shtrenjta duke kaluar në jug të Afrikës së Jugut.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe u përgjigjën me sulme ajrore kundër Huthëve. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR