• e hënë, 23 dhjetor 2024

Huthët njoftuan "befasi" ushtarake në Detin e Kuq

Huthët njoftuan

Aden, 29 shkurt 2024 (MIA) - Huthët jemenas kanë kërcënuar sot se do të vendosin "befasi" ushtarake në operacionet e tyre në Detin Kuq, raportoi Skaj njuz.

Udhëheqësi i grupit të mbështetur nga Irani, Abdul Malik al-Huthi, tha se grupi ka plane, të cilat "armiqtë tanë nuk i presin fare".

Militantët huthë kanë lëshuar vazhdimisht dronë dhe raketa kundër anijeve tregtare ndërkombëtare që nga mesi i nëntorit, duke thënë se ata po vepronin në solidaritet me palestinezët në Gaza. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR