• e martë, 07 maj 2024

Huthët hodhën tre raketa ndaj dy anijeve në Detin e Kuq

Huthët hodhën tre raketa ndaj dy anijeve në Detin e Kuq

Uashington, 27 prill 2024 (MIA) - Ushtria amerikane njoftoi se kryengritësit jemenë Huthët kanë hedhur tre raketa balistike ndaj dy anijeve në Detin e Kuq, me çka lehtë është dëmtuar një tanker britanik i naftës.

Komanda Qendrore Amerikane (CENKOM) në një publikim në platformën Iks njoftoi se tankeri i naftës MV Andromeda Star është dëmtuar, ndërsa një raketë ka rënë në afërsi të një anije tjetër, MV Maisha, por nuk e ka dëmtuar. 

Nga nëntori i vitit të kaluar, Huthët sulmojnë anije komerciale në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me raketa dhe fluturake pa pilot në shenjë të, siç thonë, mbështetjes për grupin palestinezë Hamas në konfliktin me Izraelin në Rripin e Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR