• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Huthët e Mjanmarit kanë humbur kontrollin e një qyteti të rëndësishëm në kufirin me Tajlandën

Huthët e Mjanmarit kanë humbur kontrollin e një qyteti të rëndësishëm në kufirin me Tajlandën

Bangkok, 11 prill 2024 (MIA) - Grupet rebele në Mjanmar thuhet se kanë marrë kontrollin e qytetit të rëndësishëm tregtar Mjavadi në kufi me Tajlandën, transmeton DPA.

Herët në mëngjes lidhja revolucionare e udhëhequr nga krahu i armatosur i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Karen (KNLA) kapi garnizonin e fundit ushtarak në qytet, raportuan mediat lokale dhe dëshmitarët okularë.

"Situata nuk është shumë e qartë, por forcat e KNLA-së kanë kapur post bllokun e fundit ushtarak në Mjavadi dhe ushtarët po ikin nga kampi", deklaroi për DPA, anëtari i aleancës rebele. 

Është e vështirë për ushtrinë që të përforcojë trupat në Mjavadi, sepse ka vetëm një rrugë kryesore qasjeje të kontrolluar nga kryengritësit, tha ai.

KNLA është krahu i armatosur i Unionit Kombëtar i Karen, grupi më i vjetër kryengritës në shtetin multietnik të Mjanmarit. Lufton për liri për më shumë se 70 vjet dhe ofron mbrojtje për shumë persona të zhvendosur brenda vendit nga grushti i shtetit të shkurtit 2021.

Ushtria tajlandeze u vendos përgjatë lumit me automjete të shumta të blinduara dhe personel të përforcuar të sigurisë.

Ministri i Jashtëm i Tajlandës Parnpre Bahida-Nukara së fundmi njoftoi se vendi i tij është gati të pranojë 100,000 refugjatë nga Mjanmari.

Mjanmari është zhytur në kaos dhe dhunë që nga përmbysja e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në shkurt të vitit 2021. Hunta ushtarake e cila përmbysi dhe burgosi ​​kreun e atëhershëm të qeverisë Aung San Su Çi, është nën presion në rritje.

Rebelët tashmë i kishin shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë në Mjavadi në fund të javës së kaluar. Që nga e marta ka pasur përleshje të reja të ashpra. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR