• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Huri mbrojti raportin për "kujtesën e keqe" të Bajdenit para komisionit në Dhomën e Përfaqësuesve

Huri mbrojti raportin për

Uashington, 12 mars 2024 (MIA) - Këshilltari special amerikan Robert Hur sot ishte marrë në pyetje para Komitetit Gjyqësor në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është një nga komisionet të cilët zbatojnë hetim për shkarkimin e presidentit amerikan Xho Bajden. 

Hur muajin e kaluar publikoi raport në të cilin tha se Bajdeni ka "kujtesë të keqe". 

"Vlerësimi im në raportin për besueshmërinë e kujtesës së presidentit ishte i nevojshëm, i saktë dhe i drejtë", theksoi Hur. 

Në raportin e Hurit theksohet edhe se ai nuk do të ngritë akuza kundër Bajdenit për ruajtje të dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga funksioni i nënpresidentit në vitin 2017. 

Ne, gjithashtu, vlerësuam se në gjykim Bajdeni sipas gjitha gjasave do të prezantohet para gjykatës, siç këtë e bëri gjatë intervistës me të, si njeri simpatik, dashamirës, njeri i moshuar me kujtesë të dobët, thuhet në raport. 

Bajdeni (81) është njeriu më i moshuar i cili e kryen funksionin e presidentit të SHBA-së në histori. Ai thotë se ka kujtesë të mirë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR