• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hungaria dërgoi edhe 33 policë në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Hungaria dërgoi edhe 33 policë në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Suboticë, 6 mars 2024 (MIA) - Hungaria dërgoi edhe 33 policë në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut si pjesë e luftës kundër emigracionit ilegal, u kumtua në ueb-faqen e policisë hungareze.

Ata pjesëtarë të policisë hungareze në muajin e ardhshëm së bashku me kolegët e tyre serbë do të kryejnë detyra në pjesën e gjatë 113 kilometra larg kufirit mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në rutën kryesore të emigracionit ilegal të rutës ballkanike, ceket në kumtesë.

Detyra kryesore e policëve hungarezë është parandalimi dhe zbulimi i vendkalimeve ilegale kufitare, kontrabandistëve të njerëzve dhe emigrantëve ilegal. ab/

Foto: Faqja në Fejsbuk e Policisë hungareze

QËNDRONI TË LIDHUR