Humbje minimale e Shkëndijës në Prishtinë në UEFA Ligën e Konferencave
- – Futbollistët e kampionit të Maqedonisë së Veriut Shkëndija e përjetuan humbjen e dytë në UEFA Ligën e Konferencave pasi mbrëmë si mysafirë te Drita në Prishtinë humbën me rezultat 1:0. Ekipi nga Tetova gjendet në vendin e 25-të në tabelë me katër pikë, ndërsa 24 ekipet e para do të kualifikohen në fazën nok aut.
- Post By Fitore Curri
- 07:55, 28 nëntor, 2025
Prishtinë, 28 nëntor 2025 (MIA) – Futbollistët e kampionit të Maqedonisë së Veriut Shkëndija e përjetuan humbjen e dytë në UEFA Ligën e Konferencave pasi mbrëmë si mysafirë te Drita në Prishtinë humbën me rezultat 1:0. Ekipi nga Tetova gjendet në vendin e 25-të në tabelë me katër pikë, ndërsa 24 ekipet e para do të kualifikohen në fazën nok aut.
Golin për fitoren e ekipit Drita e shënoi futbollisti Arb Manaj.
Ndeshjen e ardhshme Shkëndija e luan më 11 dhjetor si nikoqire në Shkup kundër Sllovan Bratisllava. fc/
Foto: EPA