Humb jetën një vajzë 22-vjeçare pas goditjes nga një makinë në rrugën “Arradhat partizane”, është kryer mbikëqyrje
- Një vajzë njëzet e dy vjeçare ka humbur jetën pasi mbrëmë në bulevardin "Arradhat partizane" në Shkup në të ka goditur një makinë e tipit "pezho" drejtuar nga një 20-vjeçar. Pas aksidentit është kryer mbikëqyrje, drejtuesi i automjetit është ndaluar, ndërsa është lëshuar urdhër për sigurimin e pamjeve video të lokacionit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:46, 30 janar, 2025
Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Një vajzë njëzet e dy vjeçare ka humbur jetën pasi mbrëmë në bulevardin "Arradhat partizane" në Shkup në të ka goditur një makinë e tipit "pezho" drejtuar nga një 20-vjeçar. Pas aksidentit është kryer mbikëqyrje, drejtuesi i automjetit është ndaluar, ndërsa është lëshuar urdhër për sigurimin e pamjeve video të lokacionit.
"Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup mbrëmë ka kryer mbikëqyrje në vendngjarje në bulevardin 'Arradhat partizane' në Shkup, ku një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku", informojnë nga Prokuroria Publike Republikane.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur makina "pezho" me targa të Shkupit drejtuar nga një 20-vjeçar ka goditur vajzën 22-vjeçare. Ajo ka marrë lëndime të rënda ku ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion për trupin e të ndjerës. Shoferi është ndaluar dhe për të është lëshuar urdhër për analiza të gjakut dhe urinës.
Prokurori publik poashtu ka lëshuar urdhër për sigurimin e pamjeve video të lokacionit, si dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
foto: arkivi i MIA-s