• e enjte, 04 dhjetor 2025

Humb jetën një motoçiklist në fshatin Shtukë, të Strumicës

Humb jetën një motoçiklist në fshatin Shtukë, të Strumicës

Shkup, 16 korrik 2025 (MIA)  - Një motoçiklist nga fshati Illovicë, mbrëmë, 15 minuta para mesnate, humbi jetën në një aksident në fshatin Shtukë, të Strumicës. 

MPB kumtoi se një burrë 33 -vjeçar duke drejtuar motoçikletën “hamaçi” pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 

“Nga lëndimet e mara, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore Strumicë. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kryen prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe ekipi i SPB Strumicë”, bëhet e ditur në kumtesë. 

Nga policia informojnë se me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë në autopsi. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR