• e mërkurë, 07 gusht 2024

Humb jetën 73 vjeçari pasi rrokulliset me traktor

Humb jetën 73 vjeçari pasi rrokulliset me traktor

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Një banor i fshatit Sujaklari të Velesit dje ka humbur jetën pas rrokullisjes me traktor.

Siç informon MPB-ja, dje në orën 14:45 nga SPB Veles dhe Ndihma e shpejtë Veles është bërë e ditur se në atarin e fshatit Sujaklari të Velesit është konstatuar veçmë vdekja e personit A.K (73).

Sipas njoftimit, në terren ka pasur një traktor të përmbysur, ndërsa trupi i A.K. ka qenë nën të.

Mbikëqyrje ka kryer ekipi i SPB Veles, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR