Hulumtime fillestare në terren për hekurudhën e shpejtë në shtator, të ardhura vjetore prej 120 milionë euro në komunikacionin e mallrave
- Aktivitetet fillestare gjeologjike dhe hulumtimet në terren për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 në shtator, ndërsa mekanizimi në fund të vjeshtës, paralajmëron drejtori i HM Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:24, 26 maj, 2025
Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Aktivitetet fillestare gjeologjike dhe hulumtimet në terren për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 në shtator, ndërsa mekanizimi në fund të vjeshtës, paralajmëron drejtori i HM Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski.
"Pjesa më ideale për t’u ndërtuar është pranë hekurudhës ekzistuese, sigurisht që do të ketë nevojë për shpronësim, por do të përpiqemi ta reduktojmë në minimum dhe të mos ketë probleme. Nga ana tjetër, ajo që do të ndërtohet pranë hekurudhës ekzistuese është tashmë një rrugë e hartuar dhe problemet në terren janë të njohura tashmë. Do të përpiqemi t'i zvogëlojmë 235 kilometrat ekzistues në 200 dhe nën 200 kilometra, dhe kudo që të jetë e mundur, kthesat do të drejtohen", tha Ivanovski, në emsionin në TV Sitel.
Ai paralajmëroi se do të instalohen 30 për qind komponentë britanikë, që, potencoi, na përshtatet sepse janë në vendin e dytë për nga cilësia në botë. "Jam i sigurt se Kryeministri do të ketë takime me të gjitha odat tregtare, do të ofrohet bashkëpunim dhe do të ketë hapësirë për përfshirjen e çdo kompanie të Maqedonisë", theksoi Ivanovski.
Furnizimi i trenave të shpejtë , siç tha, është përgjegjësi e HM Transport. "Sigurisht, pas pesë vitesh duhet të kemi trena të rinj, jo vetëm kaq, por nuk do të jemi në gjendje të hyjmë në Bashkimin Evropian me trenat ekzistues. Duhet të furnizohen trena dhe lokomotiva që i plotësojnë standardet, dhe kjo është në planin e Qeverisë, për të blerë trena të rinj", tha Ivanovski.
Sipas tij, për pesë vjet do të përfundojë edhe rikontruimi dhe ndërtimi i hekurudhës së re, dhe të dyja do të përdoren si për komunikacion pasagjerësh ashtu edhe për mallra.

Numri i stacioneve për ndalesa në trenat e shpejtë të pasagjerëve do të përcaktohet me projektin, por siç tha, sa më pak të jetë e mundur, por në të njëjtën kohë do të ketë edhe konektorë.
Qëllimi, shpjegoi, është të kemi transport të shpejtë dhe efikas, prandaj Ministria e Transportit, në bashkëpunim me vendet fqinje, do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të ketë vetëm një ndalesë.
Lidhur me ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8 për drejt Bullgarisë, përsëriti se pavarësisht kërkesave të shumta që i dërgoi menaxhmentit të Hekurudhave Bullgare për të ardhur në një takim për të përcaktuar zgjidhjen teknike, nuk ka asnjë përgjigje pozitive. Në shkresën e fundit që i dërguan, tha se e kishin udhëzuar që në të ardhmen komunikimi të bëhej nëpërmjet Ambasadës dhe Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Transportit.
Pasi tejaklimit të problemit me Bullgarinë, paralajmëroi se fokusi do të jetë te hekurudha drejt Shqipërisë, me të cilën po përdorim një grant të përbashkët nga BE-ja për një zgjidhje teknike, dhe siç tha, kemi komunikim korrekt.
Foto: Arkivi i MIA-s/VMRO-DPMNE