• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hudolin: Vetëm 46 për qind e fëmijëve janë të përfshirë në arsimin parashkollor, nevojiten përpjekje shtesë në qasjen dhe cilësinë

Hudolin: Vetëm 46 për qind e fëmijëve janë të përfshirë në arsimin parashkollor, nevojiten përpjekje shtesë në qasjen dhe cilësinë

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Duhen përpjekje shtesë për zhvillimin e arsimit parashkollor, ndërsa vendi duhet të bëjë përpjekje shtesë në dy fusha edhe atë qasjen dhe cilësinë, theksoi Shtefan Hudolin, shef i bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit Evropian në konferencën e sotme të projektit “Ngritja e cilësisë së edukimit dhe kujdesit parashkollor”.

"Sa i përket qasjes, pavarësisht progresit të kohëve të fundit, regjistrimi i fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeç, në moshën e hershme shkollore është 46 për qind, që është ende shumë i ulët, veçanërisht shifra prej 96 për qind që është objektivi në BE. Kjo është gjysma. E dimë se në Maqedoninë e Veriut, familjet më të pasura kanë më shumë gjasa të shkojnë në arsimin parashkollor. Gjithashtu vetëm katër për qind e fëmijëve rom janë në arsimin parashkollor dhe kjo duhet të jetë e disponueshme për të gjithë, pavarësisht të ardhurave të prindërve", tha Hudolin.

Ai theksoi se kopshtet duhet të kenë një vend për të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku jetojnë në një mjedis urban apo rural.

Sa i përket cilësisë së programit mësimor, ai theksoi se ajo nuk duhet të jetë statike, duhet ndryshuar, rishikuar dhe përmirësuar. Mësuesit duhet të trajnohen vazhdimisht dhe t'u jepen mjetet e duhura për t'i ndihmuar ata të përshtaten me nevojat e fëmijëve.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani tha se projekti ka dhënë efekt në punën e kopshteve. Ai shpreson se trajnimet, manualet dhe ndryshimet ligjore të propozuara, të cilat janë ofruar në kuadër të projektit, do të paraqesin një bazë të mirë për zbatimin praktik i cili do të sigurojë ngritjen e cilësisë së shërbimeve të kujdesit.

"Në periudhën e kaluar në kopshte janë zbatuar forma të ndryshme të zhvillimit profesional të punëtorëve. Modernizimi i zhvillimit profesional dhe vendosja sistematike e tij synon të ofrojë një qasje të unifikuar që do të sjellë efekte pozitive në punën e të gjitha profileve profesionale por edhe të kopshtit si institucion", tha Limani. 

Ai shtoi se është e nevojshme të përmirësohet procedura për licencimin e kuadrit mësimor në kopshte.

Shefi e projektit, Xhuzepe Mosketi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në projektin i cili u zhvillua në pesë vitet e fundit, kur ishte edhe një periudhë e krizës së koronavirusit, por edhe në procesin zgjedhor në vend. Projekti u realizua me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR