• e premte, 05 dhjetor 2025

Hua prej 15 milionë euro për avancimin e arsimit fillor, mbështetje nga Komisioni për Financim dhe Buxhet

Hua prej 15 milionë euro për avancimin e arsimit fillor, mbështetje nga Komisioni për Financim dhe Buxhet

Shkup, 1 shtator 2025 (MIA) – Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet sot dha mbështetje që të sigurohen 15 milionë euro hua si financim shtesë me të cilin do të mundësohet realizim i Projektit për avancimin e arsimit fillor. 

Propozim ligji për huamarrje të shtetit me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore për hua për financim shtesë të Projektit për avancimin e arsimit fillor, ishte miratuar me nëntë vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”.

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski njoftoi se huaja është me afat të pagesës prej 12 vjet, grejs periudhë prej tre vjet dhe normë interesi EURIBOR gjashtëmujor me dallim të ndryshueshëm. Do të paguhet në 18 këste gjysmëvjeçare, më 15 qershor dhe 15 dhjetor çdo vit me mjete nga Buxheti.

Projekti ka filluar në prill të vitit 2021, ndërsa do ta zbatojë njësit i cili tashmë funksionon për atë qëllim në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). 

Ministria e Financave në bashkëpunim me MASH në dhjetor të vitit të kaluar dorëzoi te Banka Botërore kërkesë për sigurimin e financimit shtesë në vlerë prej 15 milionë euro si financim shtesë i Projektit për avancimin e arsimit fillor, si dhe vazhdimin e afatit të fundit për zbatim. Shteti si pranues i kredisë ka për detyrë t’i paguajë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore provizion të njëfishtë prej 0,25 për qind nga vlera e huasë, si dhe provizion prej 0,25 për qind të pjesës të pa tërhequr nga huaja në nivel vjetor. 

Jankullovski informoi se propozohet afati përfundimtar për zbatimin e projektit të jetë 25 shkurti i vitit 2027. Nga vlera e përgjithshme e huasë e cila është 21.500.000 euro, përqindja e mjeteve të tërhequra deri në korrik është 94,27 për qind. 

Edhe krahas mbështetjes njëzëri për ligjin, gjatë debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhanë pohime të kundërta për meritat për projektin, si dhe për rezultatet konkrete në ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave. 

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi vërejti se për ligjin e njëjtë për huamarrje për ndërtim të shkollave deputetët aktualë të VMRO-DPMNE-së në pushtet votuan kundër. 

“Është gjë e mirë që njihemi se diçka që është bërë më parë ka qenë e mirë dhe ata vendosën ta vazhdojnë zbatimin e saj. Në vitin 2021, kur u propozua një ligj i tillë për huamarrjen për ndërtimin e shkollave, të njëjtët deputetë që do të votojnë "për" sot votuan "kundër", tha Bytyqi.

Pyeti pse nuk ka listë me shkollat të cilat do të ndërtohen dhe kërkoi që të debatohet edhe për projekte nga korniza e re financiare e Bankës Botërore prej 700 milionë euro. 

Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, duke sqaruar pse më parë ishin kundër kësaj huamarrje tha “qëndrimi atëherë ishte i qartë – sepse këto hua merreshin që të vidhen dhe kjo do të dëshmohet nga prokuroria”.  

Stojanovski theksoi se me mjete nga Qeveria do të financohen shkolla kudo në shtet. Theksoi se askush nuk fsheh asgjë dhe se shtatë shkolla të reja ndërtohen vetëm në 12 muajt e fundit, ndërsa 400 shkolla janë rikonstruar gjatë katër vjetëve të kaluara. 

“Edhe arsimi gjithashtu ka një komponent të madh në vetëqeverisjen lokale. Qytetarët do të thonë nëse janë të kënaqur apo jo me mënyrën se si po qeveriset vendi në këto 14-15 muaj”, tha Stojanovski. fc/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR