• e hënë, 23 dhjetor 2024

HRU: Ndërprerja e telekomunikacionit në Gaza rrezikon të sigurojë mbulim për krime masive

HRU: Ndërprerja e telekomunikacionit në Gaza rrezikon të sigurojë mbulim për krime masive

Nju-Jork, 28 tetor 2023 (MIA) - Ndërprerja pothuajse totale e telekomunikacionit në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite në territorin palestinez rrezikon të sigurojë mbulim për krimet masive, njoftoi Hjuman rajts uoç (HRU).

Qasja në internet dhe rrjetet telefonike u ndërprenë plotësisht në të gjithë Rripin e Gazës dje, gati tre javë pasi Izraeli filloi bombardimin e enklavës pas një sulmi të armatosur nga militantët e Hamasit, në të cilin zyrtarët izraelitë thonë se të paktën 1,400 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë.

Ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 7.326 njerëz janë vrarë në sulmet hakmarrëse të Izraelit që nga sulmi i 7 tetorit, kryesisht civilë dhe shumë prej tyre fëmijë.

"Më 27 tetor 2023, në Gaza ndodhën ndërprerje të gjera të lidhjeve telefonike dhe të internetit, në kushjte të bombardimeve izraelite, duke i shkëputur pothuajse plotësisht 2,2 milionë banorët nga bota e jashtme, thuhet në kumtesën e HRU-së.

Kjo ndërprerje, sipas tyre, rrezikon të sigurojë mbulim për krimet masive dhe të kontribuojë në mosndëshkimin e shkeljes të të drejtave të njeriut, theksoi në deklaratën Debora Braun, një studiuese e lartë në grupin e teknologjisë dhe të drejtave të njeriut.

Një numër i agjencive ndërkombëtare dhe OJQ-ve thanë se kishin humbur kontaktet me stafin e tyre në Gaza dje, duke përfshirë agjencinë e ndihmës së OKB-së OCNA.

Koordinatori i saj humanitar Lin Hastings tha në një deklaratë se spitalet dhe operacionet humanitare të OKB-së "nuk mund të vazhdojnë pa komunikim", së bashku me energjinë, ushqimin, ujin dhe ilaçet.

Organizata joqeveritare Amnesti interneshënëll kumtoi se ka humbur kontaktet edhe me kolegët e saj në Gaza.

Kjo ndërprerje e komunikimit do të thotë se do të jetë edhe më e vështirë për të marrë informacione kritike dhe prova për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës të kryera kundër civilëve palestinezë në Gaza, shtohet në kumtesën e HRU-së.

"Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është më në kontakt me stafin e saj, institucionet shëndetësore dhe partnerët e tjerë në Rripin e rrethuar të Gazës, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR