• e hënë, 23 dhjetor 2024

HRU dhe AI ​​kërkojnë që vrasja e gazetarit të Rojtersit në Liban të hetohet si krim lufte

HRU dhe AI ​​kërkojnë që vrasja e gazetarit të Rojtersit në Liban të hetohet si krim lufte

 Londër/Nju-Jork, 7 dhjetor 2023 (MIA)  -  Organizata botërore për të drejtat e njeriut Amnesti Interneshënëll dhe organizata joqeveritare që monitoron situatën e të drejtave të njeriut Human Rajts Uoç sot e dënuan vrasjen e gazetarit të Rojtersit dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve në Libanin jugor më 13 tetor.

 Amnesti Interneshënëll ka njoftuar se sulmet izraelite në të cilat më 13 tetor në Libanin jugor humbi jetën gazetari i Rojtersit, Isam Abdallah, dhe u plagosën gjashtë kolegë të tij, me siguri është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj civilëve që duhet të hetohen si krim lufte, tha shtëpia amë e  gazetart të vrarë.

 Hjuman Rajts Uoç  theksoi se dy sulmet izraelite ishin "dukshëm një sulm i qëllimshëm ndaj civilëve dhe në të njëjtën kohë një krim lufte".

 Hetim i Rojtersit, i publikuar sot zbuloi se ekuipazhi i tankeve izraelite e ka vrarë Abdallahun dhe ka plagosur gjashtë gazetarët, duke gjuajtur dy predha nga Izraeli derisa xhironin granatimet përtej kufirit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR