• e premte, 05 dhjetor 2025

Hristovski: Do të bëhet studim për atë se si punojnë të gjitha spitalet që merren me patologji kardiovaskulare

Hristovski: Do të bëhet studim për atë se si punojnë të gjitha spitalet që merren me patologji kardiovaskulare

Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Në plan është një studim rreth asaj se si punohet në spitalet private dhe shtetërore në të gjithë vendin që merren me patologji kardiovaskulare, informoi në konferencën për mediat kryetari i Komisionit të brendshëm për intervenime kardiake dhe kardiokirurgjike, doktor Zharko Hristovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. 

Publiku në konferencën për mediat në Qeveri u informua se deri tani deri te Komisioni janë dorëzuar 25 raste. Komisioni ka konstatuar se gjashtë nga rastet duhet të dërgohen te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësi, pasi e njejta nuk është kompetente. Janë analizuar 19 raste, nga të cilat në 10 raste Komisioni ka konstatuar se operacionet janë kryer pa nevojë ose pacientët ishin dërguar për operacione pa nevojë.

“Kjo do të thotë se është një fazë fillestare, bazuar në atë që mundëm të përpunonim deri tani, dhe për këtë arsye dolëm, sepse e dimë se ka interes të madh në publik, megjithatë, puna jonë duhet të përfundojë me një raport profesional që do të japë një pamje të plotë dhe të gjithanshme për secilin rast individual, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzore dhe jo vetëm për fonde financiare. Dhe do të duhet të hyjmë pak … deri tani kemi punuar vetëm mbi rastet e paraqitura. Këta janë pacientë të paraqitur që kanë dorëzuar kërkesën e tyre – ankesë te Fondi ose institucionet, me dyshim për një procedurë të caktuar. Kështu që, historia vazhdon, ne jemi ende pak më herët se gjysma. Kemi shumë për të punuar vetëm për këto raste, ndërsa për atë tjetër që planifikojmë – do të hyjmë më thellë me një studim të paverifikuar, për të parë ku dhe si punohet në çdo institucion, jo vetëm në privatet, por edhe në ato shtetërore, kjo do të vijë në periudhën në vijim", njoftoi Hristovski.

Ai tha se bëhet fjalë për të gjitha spitalet që merren me patologjinë kardiovaskulare. 

"Jo vetëm në kardiokirurgji, këtu bëhet fjalë për mjekësi kardiovaskulare. Në të gjitha spitalet që merren me patologji kardiovaskulare. Kjo do të thotë në gjithë Maqedoninë, të gjitha spitalet që trajtojnë patologji kardiovaskulare, do të na interesojë se si i qasen rasteve. Edhe neve do të na interesojë edhe mosveprimi – jo vetëm veprimi", tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve rreth asaj se në cilat spitale janë konstatuar operacione të kryera pa nevojë ose dërgime pa nevojë për operacion, Hristovski u shpreh se duhet pritur që të përfundojë raporti i plotë. 

"Kur raportet nuk janë të plota, ju tregoni me gisht drejt diçkaje që absolutisht nuk është as etike, as ligjore", tha Hristovski ndër të tjera.

Në pyetjen e gazetarëve për atë se pacientët ankohen për kushte të këqija në spitalin e Kumanovës, ministri Azir Aliu u shpreh se autoritetet do të veprojnë hap pas hapi për të përmirësuar infrastrukturën në vend.

"Kushtet në shëndetësi, për fat të keq, nuk janë të këqija vetëm në Kumanovë, por kudo. Nuk janë në nivelin bazë – primar, sekondar dhe terciar të shëndetësisë. Nuk është rastësi që po punojmë në tre drejtime. Aspekti i infrastrukturës, më pas digjitalizimi dhe aspekti i burimeve njerëzore", theksoi ministri. qa/

Фото: МИА

Видео: Влада

QËNDRONI TË LIDHUR