• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hoxha: Partia e re në Kuvend do të veprojë në mënyrë konstruktive, hapi i parë janë ndryshimet kushtetuese

Hoxha: Partia e re në Kuvend do të veprojë në mënyrë konstruktive, hapi i parë janë ndryshimet kushtetuese

Shkup, 12 gusht 2023 (MIA) - Jemi të bindur se nga ky momentum politik kjo do të jetë avangardë, përkatësisht do të jetë fuqia më pozitive politike e cila do të kontribuojë në të ardhmen e shtetit dhe jetëgjatësinë e proceseve që na presin para nesh, e posaçërisht për integrimin e vendit në BE, porositi zëvendës-kryetari i kohëmëparshëm i Besës, Arianit Hoxha para fillimit të kuvendit themelues të Partisë demokratike evropiane.

Në kuvendin themelues të partisë së re politike, që u mbajt në Shkup, Hoxha theksoi se partia e re do të veprojë në Kuvend, në mënyrë konstruktive.

"Në skenën politike hapim faqe të re, faqe e cila do të kontribuojë pë demokratizim dhe implementim të vlerave evropiane në skenën politike", vlerësoi Hoxha.

Tha se hapi i parë i partisë do të jenë ndryshimet kushtetuese.

"Para nesh hapi i aprë përkatësisht beteja e parë janë ndryshimet kushtetuese. Do të thotë pa paasur epilog në pjesën e ndryshimeve kushtetuese, ne nuk mund të themi se si do të zhvillohet skena politike. Normalisht presim të kalojnë ndryshimet kushtetuese, sepse kjo është hapje e derës për hyrje në BE. Nëse nuk kalojnë, atëherë shteti hyn në një skenar ku me të vërtetë perspektiva evropiane ka nevojë për forca politike që duhet të bashkohen dhe të mos lëmë shteti të mbetet në duart e politikanëve që dëshirojnë ta izolojnë", deklaroi ai.

Duke e komentuar vizitën e djeshme të Kurtit ai theksoi se shteti duhet të distancohet nga Serbia për shkak të ndikimit rus në rajon.

"Maqedonia duhet të qëndrojë sa më larg Serbisë, përkatësisht nga ndikimi rus në rajon. Kështu që, në mënyrë indirekte është dhënë porosi edhe tek vetë opozita dhe njerëzit që e pritën Kurtin atje se duhet të jenë të kujdesshëm të mos punojnë nën diktimin e strukturave politike që në mëynrë indirekte apo direkte punojnë për Rusinë, përkatësisht për izolim të shtetit dhe për pengesa në rrugën e shtetit drejt BE-së", deklaroi Hoxha.

Informoi se tani për tani do të veprojë në mënyrë të pavarur pa u kyçur në anën e pushtetit apo opozitës. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR