Hoxha dhe Tripunovski presin investitorë nga Turqia: Eksporti i prodhimeve bujqësore vendase në fokus të takimit
- Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha ka pritur një delegacion nga Turqia, përfaqësues të kompanive bujqësore të interesuara për investime dhe për eksportin e prodhimeve bujqësore të Maqedonisë së Veriut në tregun turk.
- Post By Fami Bajrami
- 14:00, 8 shkurt, 2026
Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA)- Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha ka pritur një delegacion nga Turqia, përfaqësues të kompanive bujqësore të interesuara për investime dhe për eksportin e prodhimeve bujqësore të Maqedonisë së Veriut në tregun turk.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe ministri Cvetan Tripunovski, krejt kjo në funksion të krijimit të mundësive konkrete për bashkëpunim.
“Pritëm në ministri një delegacion nga Turqia, përfaqësues të kompanive bujqësore të interesuara për investime dhe për eksportin e prodhimeve bujqësore të Maqedonisë së Veriut në tregun turk. Takimi u zhvillua bashkë me ministrin Cvetan Tripunovski, në funksion të krijimit të mundësive konkrete për bashkëpunim”, ka theksuar zëvendësministri Hoxha.