• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hovenier u takua me përfaqësues të serbëve të Kosovës të cilët janë opozitë të Listës serbe

Hovenier u takua me përfaqësues të serbëve të Kosovës të cilët janë opozitë të Listës serbe

Prishtinë, 22 gusht 2023 (MIA) - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në prishtinl, Xhefri Hovenier sot priti në ambasadë përfawësuesit politik të serbëve të Kosovës, të cilët janë oponentë të partisë më të madhe e cila e përfaqëson bashkësinë serbe në kosovë, Lista serbe, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në faqen e tij zyrtare në Tuiter, Hovenier informoi se në takim është biseduar për çështje lidhur me bashkësinë serbe dhe porositi se SHBA-ja e mbështetë multicitetin e shtetit të Kosovës.

"Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. E konfirmova mbështetjen tonë për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike", shkroi Hovenier.

Në takim me diplomatin amerikan morën pjesë Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e serbëve të Kosovës, Milia Bishevac nga Nisma qytetare për Zubin Potok, Aleksandar Arsenijeviq nga dhe ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq.

Partia Lista serbe, e cila nuk mori pjesë në pritjen tek ambasadori Hovenier, është haptazi e mbështetur nga Beogradi zyrtar dhe është në kontakt të rregullt me presidentin e Serbisë dhe me përfaqësues të tjerë të kreut shtetëror serb.

Takimi i Hovenierit me oponentët e LS-së realizohet në kohën kur po intensifikohen paralajmërimet për mbajtje sa më të shpejtë të zgjehdjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komuna me shumicë serbe në Kosovë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR