• e diel, 22 dhjetor 2024

Hovenier përsëri i bëri thirrje Prishtinës që ta shtyjë vendimin për ndalesë të dinarit, marrëdhëniet janë rrezikuar

Hovenier përsëri i bëri thirrje Prishtinës që ta shtyjë vendimin për ndalesë të dinarit, marrëdhëniet janë rrezikuar

Prishtinë, 15 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier sot e përsëriti thirrjen dërguar autoriteteve në Prishtinë që ta shtyjnë vendimin për ndalimin e dinarit në Kosovë dhe theksoi se situata me dinarin ndikon në partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Në konferencë për media ai përkujtoi se ndihmës sekretari shtetëror, Xhejms O'Brajan para dy ditëve deklaroi se autoritetet në Prishtinë duhet ta tërheqin vendimin për dinarin dhe se me ndalesën e dinarit Prishtina e vendosi në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në, sepse e ka marrë atë vendim edhe krahas kundërshtimit të Uashingtonit. 

"Jam i shqetësuar që tani në intervistat e tyre thonë se kjo nuk do të ndikojë në partneritetin tonë. Dua të përsëris se kjo nuk është e vërtetë. Nuk është e saktë. Siç tha O'Brajan, kjo situatë ka ndikuar tashmë në partneritetin tonë. Brajan ia bëri të qartë qëndrimin tonë kryeministrit Kurti. Çdo sugjerim për të kundërtën pasqyron një keqinterpretim të rëndësisë që i kushtojmë adresimit të kësaj çështjeje. Ne jemi të shqetësuar, do të thosha edhe të frustruar, që qeveria e kryeministrit Kurti nuk e ka bërë këtë dhe çdo sugjerim se gjithçka është në rregull dhe se jemi në heshtje të gjithë në kontakt me njëri-tjetrin, thjesht nuk është në rregull", tha ai. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR