• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hovenier: Aksioni i policisë së Kosovës në filialet e të a.q. Kursimores Postare nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë

Hovenier: Aksioni i policisë së Kosovës në filialet e të a.q. Kursimores Postare nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë

Prishtinë, 21 maj 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhef Hovenier deklaroi sot se operacioni i policisë në filialet e të a.q. Kursimores Postare të Serbisë dje në veri të Kosovës nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.

"Ai operacion rriti tensionin dhe minoi perceptimin e vullnetit të mirë të Kosovës për të zgjidhur çështjet e hapura me Serbinë përmes dialogut të udhëhequr nga BE", tha Hovenier, duke përsëritur qëndrimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Ai shtoi se "Qeveria amerikane vazhdimisht bën thirrje për koordinim të qeverive tona për mbështetje të progresit në Kosovë në rrugën euroatlantike, ndërsa për herë të fundit këtë e bëri nënsekretari Elizabet Alen në takimin me kryeministrin Kurti më 19 maj".

Ambasadori amerikan tha se dje nuk ka pasur asnjë koordinim qeveritar dhe se SHBA-ja është e shqetësuar dhe i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i kthehet dialogut dhe t'u përgjigjet "nevojave themelore të të gjithë qytetarëve të saj, veçanërisht atyre që preken drejtpërdrejt nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës të ndalojë përdorimin e dinarëve.

KFOR-i ishte informuar për atë aksion pak pas fillimit të sulmit të policisë së Kosovës në filiale të të a.q. Bankës Postare Kursimore në katër komuna në veri të Kosovës njoftoi sot misioni.

Siç bën të ditur misioni në kumtesë, pjesëtarë të KFOR-it nuk ishin përfshirë në atë aksion. 

"Misioni pret konsultime me kohë për çdo veprim të Policisë së Kosovës apo të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që mund të ndikojë në sigurinë rajonale. KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja dhe se dialogu është sigurimi i kornizës së sigurisë të nevojshme për të ecur përpara diplomacisë", shtohet në kumtesë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR