• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hospitalizohen edhe tetë persona me kollën e mirë, gjithsej 905 të sëmurë në vend

Hospitalizohen edhe tetë persona me kollën e mirë, gjithsej 905 të sëmurë në vend

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Nga 5 deri më 11 korrik janë evidentuar gjithsej 48 raste të reja me kollë të mirë, që është rritje prej 54,8 për qind krahasuar me periudhën e kaluar shtatëditore. Nga rastet e reja, tetë janë hospitalizuar. Deri më 11 korrik, në vend janë regjistruar gjithsej 905 raste me kollë të mirë, thuhet në raportin më të ri, që e ka publikuar sot Instituti për Shëndet Publik.

Në lidhje me shpërndarjen gjeografike, shumica e rasteve të reja janë raportuar në Shkup - 30, tetë raste në Kumanovë, tre në Tetovë, dy raste në Kratovë, Gostivar dhe Manastir dhe një rast në Prilep.

Mosha e të sëmurëve lëviz nga një muaj deri 70 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri katër vjeç.

"Në lidhje me statusin e vaksinimit të sëmurëve, 33 persona janë të pavaksinuar plotësisht, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, nëntë janë të vaksinuar plotësisht dhe gjashtë janë të vaksinuar sipas moshës" sqarojnë nga ISHP-ja.

Shpërndarja sipas gjinisë tregon se 417 persona janë meshkuj, ndërsa 488 janë femra

Në vijim janë tre epidemi në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Nga 18 janari deri më 11 korrik, janë dhënë gjithsej 58.964 doza të vaksinës me një komponent kundër kollës së mirë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA, ISHP

QËNDRONI TË LIDHUR