• e enjte, 19 dhjetor 2024

Hiseni: Vizita e Gashit në Kosovë është sipas rregullave dhe standardeve ligjore

Hiseni: Vizita e Gashit në Kosovë është sipas rregullave dhe standardeve ligjore

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Fari Hiseni, zëdhënësi i Koalicionit VLEN, për informatat se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pardje me automjet zyrtar është parë në vendkalimin kufitar drejt Kosovës në kolonë të karvanit darsmor, theksoi se vizita e spikerit ka qenë sipas rregullave dhe standardeve ligjore.

"E kemi të qartë se pas 22 viteve regjim të BDI-së, qytetarët kanë pritje të larta nga pushteti i ri. Situatat e këtilla kur në të kaluarën as nuk janë diskutuar dhe bsieduar, sot bëhen tema kyçe në mediume, që konsideroj se është e padrejtë, për shkak se bëhet fjalë për personin e dytë të shtetit, për të cilin rregullat ligjore e rregullojnë atë moment kur kryetari i Kuvendit është e domosdoshme të jetë në shoqërim të sigurimit. Kështu që, edhe në rastin konkret, vetë vizita nuk është jashtë rregullave ligjore dhe është në harmoni me atë standard", tha ai.

Duke i komentuar informatat nga Kabineti i Gashit se ai ka pasur urdhër-pagesë, Hiseni theksoi se ata si parti politike nuk mund të ndërmarrin përgjegjësi nëse ka përdorur apo jo urdhër-pagesë, duke cekur se MPB është institucion kompetent i cili mund ta hetojë tërë ngjarjen.

"Ne jemi parti politike dhe konsideroj se nuk mund të kemi përgjegjësi nëse ka përdorur apo jo urdhë-pagesë. Këtu MPB është institucion kompetent ta hetojë tërë ngjarjen dhe të dëshmkohet nëse kjo është e saktë. Ne qëndrojmë prapa kumtesës të cilën Kabineti i kryetarit të KLuvendit e dërgoi dje për mediumet. Ne si parti politike nuk mund të kërkojmë përgjegjësi nëse kryetari i Kuvendit përdorë urdhër-pagesë apo jop. Meqë publikisht e cekin atë në kumtesë, nëse ajo nuk është e saktë atëherë ka pasoja. Ajo i tkaon si njeriu i dytë në shtet. jeni të vetëdijshëm për keqpërdorimet në pushtetin e kalaur, në regjimin 22-vjeçar. Automjetet zyrtare i kanë shfrytëzuar edhe persona nga kabineti, e lëre më njeiru i dytë i shtetit. Të punësuar të cilët me muaj nuk kanë qenë në pozitat e punës i kanë shfrytëzuar automjetet zyrtare për qëllime private brenda dhe jashtë shtetit", tha ai.

Hiseni theksoi se gjithashtu janë paraparë edhe masa sigurie për kalimin e vendkalimit kufitar nga ana e kryetarit të Kuvendit dhe persona të lartë zyrtar. Ai potencoi se nuk ka informata nëse në kolonë me automjet zyrtar të kryetarit të Kuvendit ka pasur edhe automjete të tjera shoqëruese.

Rreth aspektit etik të ngjarjes, Hiseni tha se situatat e këtilla kur shkohet për ta marrë nusen është zakon për çdo dasmë shqiptare, por edhe maqedonase. "Nuk shoh diçka keq që të praktikohet zakoni i një populli", tha ai.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit dje kumtuan se ai dje së bashku me familjen e tij ka udhëtuar në Kosovë, ndërsa vizita, siç thonë, ka qenë tërësisht transparente dhe e harmonizuar me të gjitha procedurat e nevojshme.

Reagimi me shkrim nga Kabineti i Gashit erdhi pas video-xhirimeve të publikuara se ai me automjet zyrtar në Kosovë "ka shkuar për ta marrë nusen".

"Kryetari i Kuvendit më 17 gusht 2024, së bashku me familjen e tij, udhëtoi në vendin fqinj, Kosovë. Kjo vizitë ishte tërësisht transparente dhe e harmonizuar me të gjitha procedurat e nevojshme. Para nisjes, në mënyrë të rergullt ishin njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe MPJ dhe është dorëzuar i tërë dokumentacioni i nevojshëm sipas protokollit të caktuar për çdo perosn zyrtar i cili udhëton jashtë vendit", thuhet në kumtesë.

Hiseni sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve theksoi se janë të kënaqur nga ajo që Gashi vepron dhe udhëheqë me funksionin e kryetarit të Kuvendit.

"Absolutisht, jemi shumë të kënaqur nga veprimi dhe udhëheqja e tij me pozitën e njeriut të parë të Kuvendit. Duke pasur parasysh çfarë kryetarë ka pasur shteti ynë. Gashi është njeri me dinjitet, parime, morale dhe konsideroj se funksionin e kryen në nivelin më të lartë të mundshëm", tha zëdhënësi i "VLKEN"-it, Hiseni. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR