• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hiqet tërësisht ndalesa për lëvizje në pyje

Hiqet tërësisht ndalesa për lëvizje në pyje

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Hiqet tërësisht ndalesa për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore për shkak të vlerësimit për rrezik të zvogëluar nga paraqitja e zjarreve pyjore, informoi Ndërmarrja publike "Pyjet kombëtare".

"Në pajtim me Kërkesën nga NP 'Pyjet kombëtare' nr. 11-341/5 nga data 17.092024, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e dha pëlqimin për heqjen e plotë të ndalesës për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore, të lëshuar më 15.07.2024, për shkak të vlerësimit për rrezik të zvogëluar nga paraqitja e zjarreve pyjore në sipërfaqet nën pyje dhe tokë pyjore, me të cilat menaxhon NP 'Pyjet kombëtare'", informojnë nga ndërmarrja publike.

Prej aty shtojnë se për zbatimin e pëlqimit të lartëpërmendur për heqjen e plotë të ndalesës për lëvizje në pyje, me shkresë janë njoftuar të gjitha institucionet e involvuara: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Policia pyjore, Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për mbrojte dhe shpëtim, Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti, mjetet e informimit publik, si dhe filialet në përbërje të ndërmarrjes publike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR