• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hiper: Ukraina duhet vetë të vendosë për kushtet për bisedime paqësore

Hiper: Ukraina duhet vetë të vendosë për kushtet për bisedime paqësore

Bruksel, 6 dhjetor 2024 (MIA) – Rusia mundet sot ta ndërpresë luftën në Ukrainë, nëse i tërheq trupat e saj dhe pajisjet ushtarake nga territori ukrainas, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper në përgjigjen e pyetjes për qëndrimin e BE-së për deklaratën e shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov se si parakusht për bisedime rreth konfliktit në Ukrainë, Moska kërkon që të mos ketë shpërndarje të ushtarëve të huaj në vend dhe të hiqen sanksionet e vendosura ndaj saj. 

“Mbetet që Ukraina vet të vendosë për kushtet e vërteta për bisedime dhe BE-ja e mbështet nismën e presidentit (ukrainas) Zelenski për paqe të drejtë të bazuar në respektimin e pavarësisë së Ukrainës dhe sovranitetit të saj dhe integritetit territorial”, në bazë të Kartës së KB-së”, tha Hiper. 

Ajo theksoi se qëndrimi i BE-së drejt Rusisë dhe asaj që ajo e bën është shumë i qartë, duke shtuar se Unioni e ka bërë të qartë se të gjitha deklaratat që vijnë nga ana e Moskës i vlerëson si dezinformatë e pastër dhe manipulim. 

E pyetur për qëndrimin e BE-së rreth “shqetësimit të arsyetuar” të Rusisë nga përhapja e NATO-s drejt lindjes, Hiper deklaroi se Unioni nuk do të komentojë asgjë që ka lidhje me Aleancën. 

“Qëndrimi ynë është i qartë - Rusia ndërmerr veprime të papërgjegjshme përshkallëzimi dhe nuk është aspak e interesuar për paqe të vërtetë. Qëllimi i (presidentit rus Vladimir) Putin për të shkatërruar Ukrainën si një vend i pavarur evropian mbetet i pandryshuar, gjë që ne e kundërshtojmë. Mbi të gjitha këto, sulmet e reja tregojnë edhe një herë natyrën ekzistenciale të kërcënimit rus ndaj sigurisë evropiane dhe globale”, shtoi Hiper. fc/

Fotografia: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR