Hiper për mbështetjen e Trampit për vetëpërcaktimin e Grenlandës: BE e mbështet integritetin territorial të Danimarkës
- Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj qëndrimit të deklaruar më parë për Grenlandën dhe do të vazhdojë të mbështesë parimet e integritetit territorial dhe pacënueshmërisë së kufijve dhe Kartës së KB-së, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Danimarkës, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë e Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.
- Post By Fami Bajrami
- 14:47, 10 mars, 2025

Bruksel, 10 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj qëndrimit të deklaruar më parë për Grenlandën dhe do të vazhdojë të mbështesë parimet e integritetit territorial dhe pacënueshmërisë së kufijve dhe Kartës së KB-së, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Danimarkës, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë e Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.
"Sovraniteti dhe pacënueshmëria e kufijve (danezë) është me rëndësi thelbësore për Bashkimin Evropian dhe ne mbështesim plotësisht Mbretërinë e Danimarkës", shtoi Hiper.
Kjo deklaratë e Hiperit ishte përgjigje e pyetjeve të gazetarëve në lidhje me pozicionin e KE-së mbi mesazhet e presidentit amerikan, Donald Tramp para zgjedhjeve parlamentare në Grenlandë në mbështetje të 'së drejtës për vetëpërcaktim" në këtë territor autonom danez dhe Komisioni i konsideron ato si ndërhyrje në procesin zgjedhor, ngjashëm si i vlerësoi deklaratat e Rusisë në zgjedhjet e fundit presedenciale dhe referendumin e mbajtur në Moldavi vjeshtën e kaluar. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s