• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hezbollahu sulmoi me raketa pozicionet e artilerisë izraelite në Galilenë Perëndimore

Hezbollahu sulmoi me raketa pozicionet e artilerisë izraelite në Galilenë Perëndimore

Bejrut, 18 shtator 2024 (MIA) - Grupi militant libanez Hezbollah njoftoi sot se sulmoi me raketa pozicionet e artilerisë izraelite, sulmi i parë ndërkufitar pas serisë së shpërthimeve të martën në Liban.

Tajms of Izrael raportoi se një breshëri prej 10 raketash u hodh nga Libani drejt Galilesë Perëndimore. IDF tha se raketat goditën zona të hapura, me ç'rast nuk ka të lënduar.

Pajierët e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në Libanin jugor të martën dhe Hezbollah tha sot se numri i të vdekurve nga shpërthimi i pajierit ishte rritur në 12, pasi tre operativë të tjerë të grupit iu nënshtruan plagëve.

Të paktën 2,750 njerëz u plagosën nga shpërthimet dhe një fëmijë u vra. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR