• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hezbollahu ka hedhur dhjetëra raketa drejt Izraelit pasi u vra një komandant i lartë

Hezbollahu ka hedhur dhjetëra raketa drejt Izraelit pasi u vra një komandant i lartë

Bejrut, 12 qershor 2024 (MIA) - Grupi shiit libanez Hezbollah sot hodhën dhjetëra raketa drejt Izraelit në përgjigje të sulmit që vrau një komandant të lartë të lëvizjes.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani dhe Izraeli kanë sulmuar njëri-tjetrin që nga shpërthimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar. Përshkallëzimi i armiqësive po ngre frikën për një përplasje edhe më të madhe midis kundërshtarëve të armatosur rëndë.

Në sulmet izraelite mbrëmë në një fshat në jug të Libanit u vranë tre ushtarë të Hezbollahut, si dhe komandanti i lartë i lëvizjes Taleb Abdallah, njoftuan tre burime izraelite të sigurisë. Ky është komandanti më i lartë i Hezbollahut i vrarë në shkëmbimin e zjarrit më shumë se tetë muaj, tha një nga burimet.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) konfirmuan se Abdallah është vrarë në sulm. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR