• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hezbollahu e goditi me dronë pjesën veriore të Izraelit

Hezbollahu e goditi me dronë pjesën veriore të Izraelit

Bejrut, 6 mars 2024 (MIA) - Lëvizja proiraniane Hezbollah kumtoi se me dron vetëvrasës ka sulmuar një pikë izraelite në afërsi të kufirit libanez, pas çka Izraeli u kundërpërgjigj me granatim, transmetoi DPA.

Ushtria izraelite kumtoi se ka sulmuar caqe të ndryshme të Hezbollahut në Libanin jugor.

Shtohet se "droni shpërthyes" është identifikuar në Izraelin verior nga drejtimi i Libanit. Nuk ka të ëënduar, kumtoi armata izrelite.

Prej filimit të luftës në Gazë, çdo ditë ka granatim në kufirin mes Libanit dhe Izraelit. Ekziston shqetësimi se lufta mund të zgjerohet thellë në territorin libanez. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR