• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hetim për 11 persona për shkatërrim të trashëgimisë kulturore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Hetim për 11 persona për shkatërrim të trashëgimisë kulturore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Shkup,  13 dhjetor 2023 (MIA)  -  Pas procedurës parahatimore disamujore, sot nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, njësitet e MPB-së,  kanë kryer një aksion gjatë të cilit janë kryer bastisje në disa lokacione në qytetin e Shkupit. Në aksion janë sekuestruar dëshmi të shumta materiale dhe janë arrestuar nëntë persona të dyshuar, ndërsa dy persona janë të padisppnueshëm  për organet e ndjekjes, informojnë nga Prokuroria Publike Republikane.

Nga Prokuroria shpjegojnë se prokurori publik i lëndës,  duke vepruar sipas kallëzimit penal, ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 11 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepra penale,  Bashkim kriminal  të parashikuar dhe të dënueshëm sipas nenit 264 paragrafi 1 i KP, ndërsa pesë prej tyre kanë kryer edhe vepër çenale Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar të nenit 353 i KP-së.

 "Sipas dispozitivit të urdhrit për zbatimin e procedurës hetimore katër të dyshuarit e parë në periudhën nga tetori i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2023 kanë krijuar një grup në të cilin pjesëtarë janë bërë të dyshuarit e tjerë.  I dyshuari i parë, si Kryetar i Këshillit të Drejtorëve të një shoqërie aksionare, me qëllim për vete dhe për anëtarët e tjerë të grupit të fitojë përfitim pasuror të kundërligjshm, nuk i ka kryer autorizimet e tij zyrtare të përcaktuara në Statutin e Shoqërisë dhe ka shkaktuar dëm në Buxhetin e RMV-së me vlerë të konsiderueshme. Ai, edhe pse e ka ditur se hoteli "Shar An", që ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, përfaqëson trashëgimi kulturore dhe është pjesë e një kompleksi monumental të mbrojtur dhe nuk mund të jetë lëndë e shitjes, nuk i ka ndërmarrë autorizimet e tij ligjore për mbrojtjen e objektit, por ka kërkuar nga disa prej anëtarëve të grupit që të kryejnë prishjen dhe shkatërrimin e tij të paligjshëm", shpjegojnë  nga Prokuroria.

 Në periudhën nga muaji tetor dhe nëntor të vitit 2022 katër pjesëtarë të grupit si punëtorë ndërtimi pa poseduar dokumentacion për leje për kryerjen e veprimeve për rrënim, duke përdorur makineri, kanë kryer shkatërrim të paligjshëm të objektit autentik Hotel "Shar An", theksojnë nga Prokuroria dhe shtojnë  se në të njëjtën kohë dy nga organizatorët dhe një pjesëtar i grupit në cilësi të personave zyrtarë detyra zyrtare e të cilëve është të ndërmarrin masa për mbrojtjen e trashëgimisë së paluajtshme kulturore, edhe pse  e kanë ditur për shkatërrimin e dhunshëm të objektit autentik Hotel "Shar An", kanë lejuar shkatërrimin e plotë të tij dhe nuk kanë marrë asnjë veprim për ta ndaluar apo parandaluar prishjen e paligjshme të objektit të trashëgimisë kulturore.

Nga Prokuroria paralajmërojnë se të dyshuarit gjatë ditës do të nxirren para gjykatësit  për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale  - Shkup.

 Në kumtesën e sotme nga Prokuroria  rikujtojnë se tërësia e monumenteve  të Çarshisë së Vjetër të Shkupit është krijuar në periudhën nga shekulli i XV-të deri në shekullin e XX-të mbi strukturën urbane që daton nga shekulli i XI-të.

 

 

 

фото МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR