• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Heronjtë e përrallave, filmave vizatimorë dhe Babadimri i gëzuan të vegjlit në Klinikën e Fëmijëve

Heronjtë e përrallave, filmave vizatimorë dhe Babadimri i gëzuan të vegjlit në Klinikën e Fëmijëve

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Heronjtë e përrallave, filmave vizatimorë dhe Babadimri i gëzuan sot të vegjlit në Klinikën e Fëmijëve në Shkup në kuadër të ngjarjes tradicionale "Të dhurojmë buzëqeshje". Hirushja, Medo, Spajdermeni, Betmeni, ishin pjesë e heronjve që u shoqëruan me fëmijët.

Drejtoresha e Klinikës, Stojka Naceva Fushtiq informoi se për momentin në Klinikë gjenden rreth 80 fëmijë.

Në deklaratë për mediat, Naceva Fushtiq tha se Kryqi i Kuq nuk i harron fëmijët, veçanërisht ata në spital, duke theksuar se kjo ngjarje ngjall buzëqeshje te ata.

Argjend Çilafi, koordinator i Ekipit për Përgjigje gjatë Katastrofave në kuadër të Kryqit të Kuq të Shkupit, theksoi se për të gjashtën herë e organizojnë këtë ngjarje me pjesëmarrje të Ekipit për shpëtim në male në kuadër të Kryqit të Kuq të Shkupit, të mbështetur nga "Animacion Bambino".

"Ngjarja është me karakter vullnetar", tha Çilafi, duke shfaqur shpresë se do tu bashkëngjiten edhe organizata të tjera, me qëllim që sa më shumë fëmijëve, tu dhurohen buzëqeshje. 

Të vegjlit nga Klinika e Fëmijëve në Shkup morën edhe dhurata për Vitin e Ri nga Babadimri. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR