• e premte, 05 dhjetor 2025

Hercog: Lirimi i pengjeve është çelësi për zgjidhjen e krizës së vështirë në Rripin e Gazës

Hercog: Lirimi i pengjeve është çelësi për zgjidhjen e krizës së vështirë në Rripin e Gazës

Uilnus, 4 gusht 2025 (MIA) – Presidenti izraelit Isak Hercog deklaroi sot se lirimi i pengjeve të cilët i mban grupi palestinez Hamas në Gazë është çelësi për zgjidhjen e krizës së vështirë në Rripin e Gazës dhe i hodhi poshtë akuzat se Izraeli mban përgjegjësi për urinë e popullsisë në atë enklavë. 

Në paraqitjen para mediave në Uillnus bashkë me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, me të cilin u takua paraprakisht, Hercog tregoi fotografi të pengjeve Roma Brasllavski dhe Evjatar David, të cilët duken përfundimisht të lodhur në videot e publikuara në ditët e fundit të Hamasit dhe grupit palestinez Xhihadi Islamik, sqaron “Tajms of Izrael”. 

“Këto fotografi të tmerrshme ende janë dëshmi e torturës së ashpër në të cilën janë të ekspozuar izraelitë të pafajshëm të Hamasit”, përderisa Izraeli njëkohësisht siguron dërgim të ndihmës humanitare në Gazë”, tha Hercog. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR