• e martë, 24 dhjetor 2024

Hercog: Izraeli po përgatitet për një fushatë të gjatë kundër Hamasit

Hercog: Izraeli po përgatitet për një fushatë të gjatë kundër Hamasit

 Jerusalem, 12 tetor 2023 (MIA) - Presidenti izraelit Isak Hercog sot deklaroi se vendi i tij po pergatitet për një fushatë të gjatë  kundër luftës së Hamasit në Rripin e Gazës.

 "Vendi im është në zi. Kjo tragjedi ka goditur secilën shtëpi në Izrael", tha Hercog në brifingun për gazetarët e huaj në Jerusalem dhe ka paralajmëruar fushatë të gjatë kundër Hamasit, duke krahasuar me fushatën kundër organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

 Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Joav Galant në brifingun për 31 kolegët e tij në takimin e NATO-s në Bruksel bisedoi për krimet e kryera nga Hamasi kundër civilëve dhe ju ka treguar atyre një video të pacensoruar.

 "Hamasi është Shtet Islamik në Gazë,  një organizatë barbare e financuar dhe mbështetur nga Irani. Hamasi është SHI", tha Galant, duke paralajmëruar se "kjo organizatë nuk do të ekzistojë në kufijtë e Izraelit" dhe kërcënoi se ushtarët izraelit do ta shkatërrojnë Hamasin.

 Ministri i Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, sot ka njoftuar se 1.203 palestinezë janë vrarë, ndërsa 5.679 janë lënduar nga bombardimet izraelite në Gazë, si hakmarrje për sulmet të paprecedentë të Hamasit që filloi të shtunën.

Ushtria izraelite  ka njoftuar se ka vrarë rreth 1.500 palestinezë ekrstremistë në territorin e Izraelit.

Numri i viktimave në Izrael që nga fillimi i luftës vazhdon të rritet dhe ka arritur në 1.300, ndërsa rreth 3.300 janë lënduar, prej të cilëve 28 janë në gjendje kritike dhe 350 në gjendje të rëndë, kanë njoftuar mediat në gjuhën hebraike.

Ende nuk është bërë i ditur fati i rreth 150 personave të rrëmbyer në Gazë. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR