Heqja e balancuesit nuk është iniciativë e ndonjë partie politike, por vjen nga BE-ja, thotë kryeministri
- Qëndrimi jonë, nuk është qëndrim i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, kur të hapni raportin e skriningut do të shihni se ai është qëndrimi i Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë nëse VMRO-DPMNE-ja ka hequr dorë në Kuvend nga balancuesi.
- Post By Fami Bajrami
- 15:07, 15 gusht, 2024
Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Qëndrimi jonë, nuk është qëndrim i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, kur të hapni raportin e skriningut do të shihni se ai është qëndrimi i Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë nëse VMRO-DPMNE-ja ka hequr dorë në Kuvend nga balancuesi.
Në deklaratën për mediat pas vizitës në Drejtorinë doganore, Mickoski potenoi se balancuesi në periudhën e kaluar është keqpërdorur veçanërisht në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve.
"Nëse duam të bëjmë reforma për të cilat vetë Bashkimi Evropian thotë që duhet të bëni reforma, atëherë një nga reformat është dhe kjo. Në të cilën thuhet se ka kaluar koha e balancuesit, sepse në të kaluarën ka pasur shumë keqpërdorime, sidomos në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve. Dhe ky nuk është qëndrimi i VMRO-së, qëndrimi i VLEN-it, qëndrimi i ZNAM-it, LSDM-së, BDI-së apo nuk e di se cila parti tjetër politike. Ky është qëndrimi i BE-së. Duam të shkojmë atje apo jo tani? Nëse duam të shkojmë atje, atëherë në një moment duhet të pranojmë atë gjë që mund të pranojmë, ndërsa në këtë rast është balancuesi, pra të bëjmë reforma ose jo. Kjo është politika që duhet ta udhëheqim, nëse nuk duam, kjo është punë tjetër. Duhet të themi kur duhet të ndryshohet emri, kur të futen këto në Kushtetutë dhe ato, atëherë nuk ka problem atëherë jemi për Evropën. Por kur kjo nuk është e nevojshme, kur duhet bërë diçka, atëherë nuk bëhet kështu", deklaroi ai.
Shtoi se komisioni në Kuvend duhet të shohë përfaqësim të drejtë.
"Përfaqësim i drejtë dhe nën përfaqësim të drejtë ju nuk keni vetëm në aspekt etnik keni edhe përfaqësim gjinor, më saktë për të mos ngec në politikat gjinore të disa paraardhësve", tha Mickoski. rq/
Foto: arkivi i MIA-s