• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hendbollistët e Maqedonisë së Veriut u mposhtë nga Franca në hapjen e Kampionatit evropian

Hendbollistët e Maqedonisë së Veriut u mposhtë nga Franca në hapjen e Kampionatit evropian

Dyseldorf, 10 janar 2024 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në hendboll, humbi sonte në Dyseldorf nga Franca me rezultat 39:29 në hapjen e Kampionatit të 16-të evropian, nikoqir i të cilit deri më 28 janar do të jetë Gjermania.

Para numrit rekord prej mbi 53.000 tifozëve në stadiumin "Merkur Shpil Arena", të zgjedhurit e seleksionuesit Kiril Llazarov e hapën mirë ndeshjen kundër kampionit aktual olimpik dhe pas nëntë minutave lojë erdhën drejt epërsisë së parë prej 6:5.

Epërsia e henbollistëve të Maqedonisë së Veriut shënoi rezultatin më të lartë, 10:8 në minutën e 15-të, që rezultoi me tajmautin e parë në taborrin francez, pas të cilit Trekolorët hynë në serinë prej 4:0 dhe e morën epërsinë, ndërsa në gjysmëlojë u larguan me plus katër gola epërsi (17:13).

Francezët në vazhdimin e lojës epërsuan lojën drejt fitores startuese, duke mos u lënë henbollistëve maqedonas as hapësirën më të vogël për befasi kundër favoritit të madh.

Lojtari Zharko Peshevski ishte më efikasi në radhët e Maqedonisë së Veriut me shtatë gola, ndërsa portieri Nikolla Mitrevski shënoi 10 mbrojtje.

Pjesëmarrjen e vet të tetë në kampionatet evropiane hendbollistët maqedonas do të vazhdojnë të dielën kundër nikoqirit - Gjermanisë në suaza të xhiros së dytë në grupin A. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR