Helikopteri i Armatës pritet çdo moment të përfshihet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës
- Helikopteri i Armatës pritet në çdo moment të përfshihet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit teknike, mëson MIA a burime të mirëinformuara.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:58, 11 korrik, 2024

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Helikopteri i Armatës pritet në çdo moment të përfshihet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit teknike, mëson MIA a burime të mirëinformuara.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza për MIA-n informuan se helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili në mëngjesin e sotëm ka intervenuar nga ajri, është tërhequr për shkak të përfundimit të orarit të punës.
Nga Komuna e Negotinës, ku dje kanë formuar Shtabin e Krizave, kanë apeluar që të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit, të kontaktojnë Komunën në numrin e telefonit 043/361-045.
Foto: Arkivi i MIA-s