• e premte, 05 dhjetor 2025

Helikopteri "Bllek hok" zbriti në aeroportin e Shkupit, nesër do të përfshihet në shuarjen e zjarrit në Goten

Helikopteri

Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) – Helikopteri “Bllek Hok” nga Çekia sot pasdite me ekuipazh shtatë anëtarësh zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup. 

Siç informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, helikopteri prej nesër do të përfshihet në shuarjen e zjarrit në malin Goten. 

“Helikopteri çek ‘Bllek Hok’ me ekuipazh shtatë anëtarësh zbriti në aeroportin në Shkup. Nesër në mëngjes do të fillojë me veprim mbi zjarrin në malin Goten nga ana e Berovës”, informoi Angellovi. 

Helikopteri është me kovë të madhe prej 3,4 tonë ujë, ndërsa në shuarjen e zjarrit do të përfshihen edhe 62 zjarrfikës nga Sllovenia të cilët me 18 automjete speciale zjarrfikëse pritet sonte vonë të mbërrijnë në Berovë. 

“Edhe helikopteri ashtu edhe zjarrfikësit sllovenë do të dërgohen për të shuar zjarrin e madh në malin Goten në anën e Berovës. Gjatë ditës së nesërme, ne do të dërgojmë edhe forca të tjera kombëtare dhe do të përqendrohemi në këtë zjarr, sepse në vende të tjera situata është paksa e qetësuar. Austria na ka ofruar ndihmë me 80 zjarrfikës dhe Franca me 50 zjarrfikës”, theksoi Angellovi në konferencën e sotme për media. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR