Helikopterë të MPB-së kanë hedhur më shumë se 30 ton ujë në zjarrin në Pllaçkovicë
- Gjatë ditës së sotme, dy helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bell 412 dhe Agusta Bell 212, kanë vepruar në mënyrë aktive në shuarjen e zjarrit në malin Pllaçkovicë dhe në zjarrin në rrethinën e Strumicës, gjatë së cilës janë hedhur më shumë se 30 ton ujë.
Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Gjatë ditës së sotme, dy helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bell 412 dhe Agusta Bell 212, kanë vepruar në mënyrë aktive në shuarjen e zjarrit në malin Pllaçkovicë dhe në zjarrin në rrethinën e Strumicës, gjatë së cilës janë hedhur më shumë se 30 ton ujë.
Nga MPB-ja njoftojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë aktivitetet e helikopterëve të policisë, derisa zjarret të shuhen plotësisht në të gjithë vendin. mb/
Foto: MIA