• e mërkurë, 26 qershor 2024

Helikopterë të MBP-së, Mi-171 dhe Bell 412, në një aksion triorësh kanë hedhur mbi 35 tonë ujë dhe e kanë shuar zjarrin në Llozovë

Helikopterë të MBP-së, Mi-171 dhe Bell 412, në një aksion triorësh kanë hedhur mbi 35 tonë ujë dhe e kanë shuar zjarrin në Llozovë

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Helikopterët e MPB-së, Mi-171 dhe Bell 412 sot e kanë shuar zjarrin në rajonin e Llozovës dhe në fshatin Karatmanovë, ku digjej pyll i madh me pisha.

Pas njotimit nga ana e Qendrës për menaxhim me kriza, helikopterët nga Sektori për njësite ajrore e kanë lokalizuar zjarrin, që është kapur në fazën fillestare.  

"Helikopterët Mi-171 dhe Bell 412 së bashku kanë bërë rreth 20 fluturime, në të cilat janë hedhur më shumë se 35 tonë ujë. Aksioni ka zgjatur gati tre orë deri në shuarjen e plotë të zjarit, me çka është parandaluar një zjarr i përmasave të mëdha", kumtuan nga MPB-ja. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR