• e shtunë, 06 korrik 2024

Heht: IDF përgatitet për ofensivë tokësore në Gaza, por ende nuk ka vendim politik

Heht: IDF përgatitet për ofensivë tokësore në Gaza, por ende nuk ka vendim politik

Tel Aviv, 12 tetor 2023 (MIA) - Nënkoloneli Riçard Heht, zëdhënës i ushtrisë izraelite, sot theksoi se forcat po "përgatiten për një manovër tokësore nëse vendoset", por që udhëheqësia politike ende nuk ka urdhëruar një hap të tillë.

Mediat perëndimore lajmërojnë se ofensiva tokësore në Gaza, e para nga viti 2014, me siguri do të sjellë viktima ende më të mëdha në të dyja palët në luftërat brutale nga shtëpi më shtëpi.

Militantët e Hamasit gjuajtën sot një numër të madh raketash ndaj Tel Avivit si përgjigje e sulmeve ajrore izraelite që ishin kahëzuar ndaj "civilëve" në dy kampet e refugjatëve në Gaza, kumtoi grupi.

"Brigadat Ezedin al-Kasam gjuajtën raketa ndaj Tel Avivit si përgjigje e (sulmeve izraelite) të kahëzuara ndaj civilëve në kampet Al-Shati dhe Xhabalia", citoi Hamasi, duke iu referuar krahut të tij të armatosur, në një SMS mesazh dërguar gazetarëve.

Mediat perëndimore lajmëruan për dhjetëra sulme ajrore gjatë 30-të minutave në drejtim të kampit Al-Shati dhe në veri të rripit të bllokuar.

Ushtria izraelite sot njoftoi se nuk do ta publikojë numrin e raketave palestineze të takuara befas që i kreu në luftën në Gaza, duke e theksuar brengën se informacionet e tilla do t'i ndihmojnë Hamasit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR