• e hënë, 23 dhjetor 2024

Harris ka mbledhur më shumë se 81 milionë dollarë për një ditë për fushatën presidenciale

Harris ka mbledhur më shumë se 81 milionë dollarë për një ditë për fushatën presidenciale

Uashington, 23 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, theu rekorde në mbledhjen e mjeteve për fushatën e saj për të qenë kandidatja e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale në nëntor, pasi presidenti Xhozef Bajden të dielën u tërhoq nga gara për rizgjedhje.

Ekipi i Kamala Harris mblodhi më shumë se 81 milionë dollarë për vetëm 24 orë, pasi Bajden publikoi vendimin e tij, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i fushatës Kevin Munjoz. Kjo është shuma më e madhe e mbledhur në 24 orë edhe nga demokratët edhe nga republikanët.

Fushata e Kamala Harris publikoi se kjo ishte gjithashtu shuma më e madhe e mbledhur në një fushatë zgjedhore amerikane për një ditë në historinë e SHBA-së. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR