Haris: Tramp rrezikon funksionin president i SHBA-së
- Kandidatja për presidente e SHBA-së nga Partia Demokratike Kamala Haris deklaroi se kundërkandidati i saj Donald Tramp rrezikon funksionin e presidentit të SHBA-së.
- Post By Sara Ademi
- 10:37, 21 tetor, 2024
Uashington, 21 tetor 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente e SHBA-së nga Partia Demokratike Kamala Haris deklaroi se kundërkandidati i saj Donald Tramp rrezikon funksionin e presidentit të SHBA-së.
Vërejtjet erdhën pasi Trampi e quajti "nënpresidente e neveritshme" në tubimin parazgjedhor një ditë më parë.
"Presidenti i SHBA-së duhet t'i vendosë standardet, jo vetëm për kombin tonë, por edhe për rolin që e luan kombi ynë në botë. Kur një person përfaqëson SHBA-në, ai hyn në sallat botërore me autoritet dhe legjitimitet të merituar të flasë për vlerën e demokracisë dhe sundimit të ligjit", tha ajo.
Të shtunën Trampi e quajti Harisin edhe nënpresidentja më e neveritshme e SHBA-së. sa/
foto: EPA