• e hënë, 23 dhjetor 2024

Haris thotë se ajo ndryshon nga Bajdeni sepse ofron "udhëheqje të gjeneratës së re"

Haris thotë se ajo ndryshon nga Bajdeni sepse ofron

Xhonstaun, 14 shtator 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidate e demokratëve për presidente të shtetit në zgjedhjet e ardhshme Kamala Haris, deklaroi se dallon nga presidenti Xho Bajden sepse ofron "udhëheqje të gjeneratës së re".

E pyetur për të shpjeguar se si ndryshon nga presidenti aktual, Haris, në intervistën e saj të parë televizive që kur u bë kandidate presidenciale demokrate, tha "është e qartë se ajo nuk është Xho Bajden dhe ajo po i ofron udhëheqje një brezi të ri", duke shtuar se gjërat që dikur janë marrë si të mirëqenë nuk mund të injorohen më.

Si një nga masat e nevojshme ajo vuri në dukje ndalimin e mbajtjes së armëve automatike. Ajo akuzoi kundërshtarin e saj republikan Donald Tramp për posedim të armëve dhe përhapjen e "urrejtjes dhe ndarjes" dhe tha se njerëzit në SHBA tashmë ishin "të rraskapitur" nga stili i tij i udhëheqjes.

"Për shembull, një plan tjetër që kam, i cili është një qasje e re, është zgjerimi i kredisë tatimore në 6000 dollarë për familjet e reja për vitin e parë të jetës së fëmijës së tyre, sepse kjo është padyshim një fazë shumë kritike e zhvillimit të fëmijës. Qasja ime ka të bëjë me ide të reja, politika të reja që adresojnë momentin aktual", tha Haris.

Intervista është dhënë në Xhonstaun të ​​Pensilvanisë, ku Haris po zhvillonte një tubim fushate dje. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR