• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Haris: Thirrjet që Ukraina t'i dorëzojë Rusisë një pjesë të territorit të saj janë të rrezikshme dhe të papranueshme

Haris: Thirrjet që Ukraina t'i dorëzojë Rusisë një pjesë të territorit të saj janë të rrezikshme dhe të papranueshme

Uashington, 27 shtator 2024 (MIA) - Nënpresidentja amerikane dhe kandidate për presidente nga radhët e Partisë Demokratike Kamala Haris, në takimin me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se thirrjet që Ukraina t'i dorëzojë Rusisë një pjesë të territorit të saj janë "të rrezikshme dhe të papranueshme".

Siç njoftojnë mediat amerikane, komenti i saj është një kritikë e sugjerimeve të kandidatit presidencial republikan Donald Tramp dhe kandidatit të tij për nënpresident, senatori Xhej Di Vens, se Ukraina menjëherë duhet të lidhë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.

"Këto nuk janë propozime për paqe, por propozime për mësim", tha Haris.

Takimi ndërmjet Zelenskit dhe Harisit vijoi menjëherë pas takimit të liderit ukrainas me presidentin Xho Bajden, i cili paralajmëroi tetë miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën në formë të projektilëve, dronëve, municionit dhe dërgesave tjera të armëve, duke përfshirë edhe një bateri të sistemit raketor Patriot.

Bajdeni premtoi se do të kujdeset të gjitha financimet e miratuara për Ukrainën të zbatohen para se ai të tërhiqet nga funksioni, duke shtuar se planifikon të thërrasë mbledhje me liderët tjerë botëror gjatë kohës së vizitës së tij në Gjermani muajin e ardhshëm, që të fokusohet në mbrojtjen e Ukrainës.

"Ne qëndrojnë pranë Ukrainës, tani dhe në të ardhmen", tha Bajden gjatë takimit me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se "Rusia nuk do të fitojë, Ukraina do të fitojë".

Marrëdhënia ndërmjet Zelenskit dhe Trampit plotësisht po përkeqësohet këtë javë, pasi kandidati presidencial republikan, në vend që të takohet me presidentin ukrainas, ai e kritikoi, citojnë mediat amerikane.

Trampi u ankua se SHBA vazhdon të japë miliarda dollarë për njeriun i cili refuzon të firmosë marrëveshje për përfundimin e luftës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR